×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori italian në Kosovë tregon se kur ka qenë për herë të fundit në Itali

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 12:15

    Ambasadori italian në Kosovës, Nicola Orlando ka vizituar sot Institutin e Shëndetësisë Publike në Prishtinë, ku ka dhuruar pajisje mjekësore për personalin shëndetësor në parandalimin e koronavirusit.


    Nga aty, ai tha mjekët janë heronjtë e vërtetë të cilët po përballen me tërë këtë situatë që ka shqetësuar botën, por edhe Kosovë.

    “Këta janë heronjtë e vërtetë që po ballafaqohen me gjendjen, edhe pse ne Kosovë nuk ka koronavirus. Rreziku është shumë i madh, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. I dërgojë komplimente qeverisë e cila ka marrë hapat e duhura për situatën”, tha ai.

    Ai ka thënë se nuk ka qenë në Itali që nga 6 janari, shkruan Reporteri.net.

    Nicola Orlandon si ambasador në Kosovë, është emëruar në janar të këtij viti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!