Në një konferencë me gazetarë, kryetari i PDK-së bëri të ditur se i ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.
Ndërsa Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka mirëpritur vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, për të shkarkuar të gjithë të emëruarit publik në institucionet e Kosovës, që vijnë nga radhët e PDK-së e të cilët kanë aktakuza nga Prokuroria e Shtetit.
“Vendimi i PDK-së për të pezulluar ose shkarkuar zyrtarët e paditur nga zyra publike është një hap i mirëpritur. A do të shohim zbatimin e plotë dhe një përpjekje gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike për të adresuar korrupsionin sistematik? Nëse jo tani, kur? #RoLinKosovp”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.
PDK’s decision to suspend or dismiss indicted officials from public office is a welcome step. Will we see full implementation, and a comprehensive effort by ALL political parties to address systemic corruption? If not now, when? #RoLinKosovo pic.twitter.com/GZnkm6f3eB
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) June 21, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.