Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se Kosova i ka treguar botës se ushtria e saj është e aftë të ofrojë ndihmë për të gjithë të tjerët në rast nevoje.
Kosnett ka marrë pjesë në një eveniment të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York, nën moton “Investimi i Diasporës shqiptare në Kosovë”.
Kosnett tha nga aty se Ushtria e Kosovës dhe shteti kosovar po tregojnë gjithmonë e më shumë aftësitë e tyre, duke përmendur rastin e fundit të tërmetit në Shqipëri.
Ai tha se kjo ishte një shembull nga ana e Kosovës se si duhet ngritur partneriteti rajonal mes shteteve të rajonit.
“Kohës së fundit, Kosova i ka treguar botës se kjo forcë e sigurisë është e aftë të ofrojë ndihmë për të tjerët në nevojë. Kur tërmeti tragjik goditi Shqipërinë, korpusi i reagimit ndaj emergjencave punoi krah për krah me ekipin tonë të reagimit ndaj krizave, duke dërguar ndihma orë pasi që ra tërmeti. Unë e shoh këtë si një shembull se si Kosova është ngritur në një partner mbështetës rajonal”, tha Kosnett.
Ambasadori Kosnett, duke folur për prioritetet amerikane në Kosovë, tha se ato, së fundi, i ndajnë në tri sosh: në paqe, në drejtësi dhe në prosperitet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.