Ambasadori norvegjez në Kosovë, Erik Grondahl, i sheh si hapa pozitivë vendimet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë edhe paralajmërimin e Qeverisë për zëvendësimin e taksës me reciprocitet ndaj mallrave serbe.
Kjo është bërë e ditur nga takimi që është zhvilluar sot mes ambasadorit Grondahl dhe kryeministrit Kurti, shkruan Reporteri.net.
“Ambasadori Grondahl ka thënë se e ka përcjellur me vëmendje punën e Qeverisë dhe se i vendimet e marra deri më tani i ka parë si hapa pozitivë. Ambasadori nënvizoi se e ka ndjekur deklaratën e Kryeministrit në javën e kaluar. Ai ka thënë se masa e Qeverisë për të zëvendësuar tarifën është një hap pozitiv”, thuhet në komunikatën drejtuar medieve.
Ndërsa kryeministri Kurti, gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm, kurse e ka njoftuar ambasadorin për programin qeverisës i cili sipas tij, shumë shpejt do t’iu paraqitet deputetëve për diskutim në Kuvend.
Kurti ka shprehur besimin se programi qeverisës do të votohet në Kuvend dhe do të shoqërohet më pas prej projekt-buxhetit për këtë vit.
Kujtojmë se i pari i Qeverisëm ka njoftuar javën e kaluar se me 15 mars pritet të hiqet pjesërisht taksa e vendosur ndaj mallrave serbe dhe boshnjake./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.