×
  • Lajme
  • Lajme / Në Prishtinë

    Ambasadori Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

    Reporteri
    23 Shkurt 2025 | 19:42

    Gjermanët u janë drejtuar sot kutive të votimit, pas një fushate intensive.

    E ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet në Gjermani.

    Ai ka ftuar disa miq dhe kolegë në rezidencën e tij në Prishtinë, ku po presin rezultatet e zgjedhjeve.

    Kështu është bërë e ditur në një postim të ambasadës gjermane në Instagram.

    “Rezultatet e para të zgjedhjeve në Gjermani tregojnë se do të jetë një natë e gjatë dhe intensive para televizorit”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.’

    Sipas rezultateve të deritanishme të bëra publike, Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës për Qeverinë e re federale, me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive.

    Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!