×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori rus: Kosova duhet të jetë në fokus kryesor të Këshillit të Sigurimit

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 13:48

    Një nga çështjet më të rëndësishme në Ballkan, në planin ndërkombëtar, është kriza në Kosovë dhe dhe problemi i Kosovës duhet të zgjidhet me iniciativën e Beogradit.


    Kështu tha ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko.

    “Udhëheqësia serbe është plotësisht e vetëdijshme për këtë dhe po merr drejtimin. Është thënë vazhdimisht në nivelin më të lartë se Rusia po ofron gjithë mbështetjen e mundshme për Serbinë si mik dhe partner dhe një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar ai.

    I njëjti thotë se Kosova është çështje e rëndësishme në agjendën e Këshillit të Sigurimit.

    “Ne supozojmë se Kosova është një çështje e rëndësishme në agjendën e Këshillit të Sigurimit dhe duhet të jetë fokusi kryesor i këtij organi të Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit është gjithashtu një nga garancitë dhe hapësirat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës“, tha ai për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!