×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Scott kërkon që të kryhen të gjitha obligimet e marrëveshjes së Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 18:39

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve të ndërmarra në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.


    Kështu deklaroi sot ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

    “Gjithashtu këtu përfshihet edhe detyrimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-ve në Twitter.

    Ky mesazh erdhi pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha dje se ai nuk do të lejonte formimin e Asociacionit, sepse siç tha ai, do të ishte formimi i një Republika Serbe në Kosovë.

    “Është e vërtetë që më parë jam pajtuar me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por kjo vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe nuk mund të lejoj që kjo të formohet në këmbim të liberalizimit të vizave”, tha Thaçi dje duke shtuar se taksa do të mbetet në fuqi.

    Thaçi gjithashtu ka nënvizuar se nuk do të pranojë asgjë që vjen në këmbim të liberalizimit të vizave pasi Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet.

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq theksoi sot se është absolutisht i tronditur nga fakti se BE nuk është përgjigjur ndaj deklaratës së Hashim Thaçit se Prishtina nuk do të zbatojë marrëveshjen e Brukselit.

    “Shpresojmë se ai do të marrë reagimin e BE-së dhe nesër do të thotë se ne e dimë çfarë do të bëjmë”, tha Vuçiq.

    Në anën tjetër, dialogu është i bllokuar tash e 6 muaj prej kur edhe është vendosur taksa 100 për qind për produktet serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!