×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori zviceran thumbon sërish Qeverinë: Pse të marrin para veteranët e rrejshëm?

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 12:59

    Ambasadori zviceran në Kosovë, Jean Humber Lebet, ia ka kujtuar edhe një herë shtetit të Kosovës se nuk është në rrugën e duhur. Pasi kritikoi ashpër disa javë më parë liderët e Kosovës, Lebet edhe sot ka bërë një deklaratë të ngjashme.


    Lebet ishte i pranishëm në Forumin e Nivelit të Lartë për Koordinimin e Donatorëve, nga ku foli për çështjen e numrit të madh të veteranëve dhe skandaleve lidhur me veteranët e rrejshëm, shkruan Reporteri.net.

    Lebet ka përmendur vendin prej nga ai vjen, Zvicrën duke thënë se ky shtet falënderon të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës, por ai ka ngritur pyetjen se pse edhe ata që nuk ishin kurrë pjesë e luftës duhet të marrin para.

    “Ne si Zvicër e dijmë dhe falënderojmë veteranët për sakrificë në bazë të cilëve Kosova është e lirë, por pse edhe ata që nuk janë veteranë te marrim para?”, ka thënë Lebet.

    Ndryshe  edhe disa javë më parë Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, kishte kritikuar drejtuesit e institucioneve të Kosovës, duke thënë se nuk duhet të paguhen nga shteti veteranët e rrejshëm. Ai ka thënë se me ato para duhet të investohet në projekte qenësore për qytetarët. Kjo deklaratë e ambasadorit zviceran kishte ngjallur reagime të shumta në skenën politike të vendit./Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!