×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori zviceran uron Kurtin për rezultatin zgjedhor

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 16:45

    Kryetari i VV-së Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin zviceran, Jean-Hubert Lebet.


    Jean Hubert Lebet e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor.

    Kurti në këtë takim e njoftoi se prioritet i qeverisë së re do të jetë shtetndërtimi demokratik me sundim të ligjit e luftim të korrupsionit, zhvillimi ekonomik për punësim dhe ndryshimet aq të nevojshme në shëndetësi, arsim, e kujdes për ata që kanë më së shumti nevojë.

    Në mbyllje të takimit, u shpreh interesimi për kontakte dhe takime bashkëpunuese në të ardhmen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!