×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorja e Finlandës në Kosovë flet për liberalizimin, dialogun e nepotizmin

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 21:19

    Për dialogun, liberalizimin e vizave dhe tema tjera ka folur sot ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall. Ajo ka edhe kritika të ashpra për klasën politike.


    Kur vendi i saj të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian pas dy muajve, Helsinki mund të shtyjë para liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Por ambasadorja finlandeze ne Prishtinë Pia Stjernvall, thotë se me gjithë kryesimin, shteti nga verilindja e Europës nuk do të jetë lojtari kyç në këtë proces.

    ‘Ne do të shohim nëse vendet e tjera, anëtare të BE’së do të duan të bëjnë diçka për liberalizimin e vizave. Nëse ne e shohim dëshirën e tyre këtë çështje do ta çojmë përpara. Është fatkeqësi ëpr juve që nuk po ndodh heqja e vizave’, tha ajo për Klan Kosovën.

    Ajo thotë se vendimi për vizat varet edhe nga vetë Prishtina.

    ‘Është shumë e lehtë të flitet për dialogun por është e vështirë të flasësh për punëtorët e qeverisë të cilët i kanë dy vende të punës ndonëse do të duhej të kishin vetëm një. Kjo nuk shihet mirë nga jashtë. Në Finlandë kjo do të ishte konflikt i pastër interesi’, tha ajo.

    Diplomatja finlandeze thotë se përsa i përket dialogut Kosovë-Serbi, shteti i saj por edhe aleatët tjerë presin një marrëveshje finale jo të ngutshme, jo çfarëdo, që e merr mbështetjen popullore dhe e cila mbështetet nga të dyja palët vendet negociuese.

    “Shpresojmë për një marrëveshje kompromisi por të mirë dhe të qëndryeshme. Shpresoj që më pas të qetësohet situata. Kosova dhe Serbia po humbin shumë energji duke u grindur. Kjo po ka ndikim enkas në Kosovë ku shumë njerëz po ikin ndonëse ekonomia ka shënuar rritje”, tha Stjernvall.

    E para e Helsinikt në Prishtinë foli edhe për deklaratat e politikanëve serb në Kosovë lidhur me luftën. Disa prej tyre rishtas i mohuan krimet e tyre nga pushteti i Millosheviqit sikurse ndodhi me masakrën e Reçakut.

    Finlanda ka qenë e pranishme në Kosovë menjëherë nga paslufta. Ky shtet më 1999 hapi zyrën ndërlidhëse në Prishtinë e cila më 1 shkurt 2009 u shndërrua në Ambasadë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!