Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se Kosova nuk mund të ketë sukses pa përfshirjen e grave në pozitat udhëheqëse të partive politike në Kosovë.
Kosnett përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të përfshijnë sa më shumë gra në strukturat udhëheqëse të tyre, transmeton Reporteri.net.
Ai madje ka shtruar pyetjen se si mund të ketë sukses një shtet pa përfituar nga talenti i grave.
“Mungesa e grave në pozitat udhëheqëse të partive politike në Kosovë, po e mban mbrapa Kosovën. Si mund të ketë sukses një parti/shtet pa përfituar nga talenti i grave? Le t’i shohim të gjitha partitë duke përfshirë sa më shumë gra në strukturat e tyre udhëheqëse”, ka shkruar Kosnett. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.