×
  • Lajme
  • Lajme

    Amerikanët shqetësohen për marrëveshje të fshehtë me territore, Hoti: Nuk bëjmë pazare

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 13:52

    Sipas Hotit, pozicioni i qeverisë Kurti është i qartë Deklarimi për taksën që është bërë para mediave, i kryeministrit Kurti nuk ka qenë i dakorduar brenda koalicionit. Ndërsa, në marrëveshjen finale me Serbinë nuk do të ketë tregti me territore.


    Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për kp.

    I dyti i ekzekutivit, nga radhët e LDK-së u shpreh i vendosur se Kosova nuk do të bëj asnjë kompromis karshi Serbisë, si kompensim i njohjes reciproke. Hoti tha se pozicioni i qeverisë Kurti është i qartë, integriteti territorial dhe rendi kushtetues janë të pacenueshme.

    Por, për t’i dhënë hapësirë dialogut me Serbinë, zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti u shpreh se janë duke bërë përpjekje me parterin e koalicionit për të gjetur një zgjidhje për largimin e taksës.

    Duke folur për kompensimin që mund t’i jepet Serbisë, sipas ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, Hoti shprehu kundërshtimin e tij karshi kësaj ideje. Ai thotë s’ka hapësirë për asnjë kompromis që mund t’i bëhet shtetit fqinj. Për bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje, nënkryetari i LDK-së u shpreh i bindur se do të vazhdojnë bashkërisht në ekzekutiv për t’i realizuar reformat e premtuara.

    Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, mes tjerash përsëriti se të gjithat masat reciproke që pritet të ndërmerren ndaj Serbisë, duhet tà « kenë mbështetjen e plotë të partnerëve ndërkombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!