Analisti politik Dardan Islami ka thënë se duke marrë parasysh situatën e brishtë të sigurisë në vend dhe rajon, i vetmi që përveç guximit dhe përvojës për t’u ballafaquar me këto sfida nga pozita e presidentit është Ramush Haradinaj.
Islami në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se preferon një zonjë për presidente, mirëpo Haradinaj është garanci për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.
“Personalisht kisha preferu një Zonjë për Presidente, por kur kam parasysh situatën e brishtë të sigurisë në rajon dhe vend, i vetmi qe përveç guximit dhe përvojës, ka edhe kondicionin për tu ballafaquar me sfidat e kohës, është Ramush Haradinaj. Si ushtar i mirë dhe trim ai është garanci për mbrojtjen e Kushtetutës, si komandant suprem është garanci për mbrojtjen e integritetit territorial te vendit! Kosova ka nevojë për dialog të brendshëm, pajtim dhe marrëveshje! Ramushi na bashkon”, ka shkruar Islami.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.