Analisti, Ismail Tasholli , ka thënë se vendimi për mbylljen e lojërave të fatit është i ngutshëm.
“Është bërë pa diskutuar dhe pa ekspertizë. Është dashur që të mblidhen ekonomistë, sociologë dhe psikologë paraprakisht për të diskutuar për këtë. Kështu siç është duket qesharak”, ka thënë Tasholli.
“Kemi mënyra që ka përdorë gjithë Evropa që i ka vënë në kontroll minimal që të mos e lë devijimin ose degjenerimin”.
Tasholli në Zona B ka thënë se duhani dhe alkooli janë më të dëmshëm sesa lojërat e fatit.
“Me e lehta është ta ndalojmë duhanin, alkoolin, kazinotë dhe lojërat e fatit dhe do të kthehemi në mentalitetin e Tehranit. Duhet ta gjejmë një pikë në mes të Las Vegasit dhe Teheranit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.