Analisti politik, Ramush Tahiri sonte në RTK ka thënë se Qeveria Kurti nesër do të bie dhe se votat do të jenë të mjaftueshme për rrëzimin e saj
Sipas Tahirit, mandatin e kryeministrit do ta marrë Avdullah Hoti i LDK’së.
“Qevera Kurti do të bjerë. Votat janë të mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë. Qeveria Kurti rrëzohet. E vazhdon punën si qeveri në dorëheqje. Në bazë të Kushtetutës, presidenti ia jep mandatin LDK’së, Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër. LDK do ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme që vendi të mos shkojë në zgjedhje’’, ka parashikuar ai.
“Menjëherë javën tjetër pres formimin e Qeverisë me Avdullah Hotin si kryeministër”, vazhdon tutje Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.