×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti nga Amerika i reagon Kurtit: Pse ti Albin nuk reagon për çdo luftëtar të UÇK-së, si për Rexhep Selimin?

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 22:24

    Ish-luftëtari i Batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe analisti, Uk Lushi i ka reaguar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilin e ka pyetur se pse ka reaguar vetëm pas ngritjes së aktakuzës për bashkëpartiakun e tij Rexhep Selimi.


    “Pse ti Albin Kurti reagon vetëm për ngritje aktakuze nga Specialja për bashkëpartiakun Rexhep Selimi?! Pse ti Albin Kurti nuk reagon për çdo luftëtar të UÇK-së si për Rexhep Selimin?! A do të reagosh dhe angazhohesh për çdo luftëtar të UÇK-së apo vetëm kënd e veçon dhe selekton ti?!”, e ka pyetur shqiptaro-amerikani Kurtin.

    Ai ka thënë se për ish-pjesëtarët e UÇK-së, secili luftëtar është i barabartë.

    “Për ne ushtarët e lirisë si Rexhep Selimi, si Jakup Krasniqi, si çdo luftëtar tjetër ishin dhe janë UÇK. Ne ushtarët e UÇK-së parti mbi partitë kemi pasë, kemi dhe do ta kemi lirinë e Kosovës. Albin, ushtria dhe ushtarët jemi të krejt kombit. Nuk ndahen ushtarët, o Albin!”, ka thënë ai.

    Lushi është shprehur se kjo është sjellje e ulët e Albin Kurtit.

    “Shumë e ulët sjellja jote! Po më kujtohet këto çaste kur më tregoje para disa vitesh se kishe biseda me Bacën Jakup Krasniqi dhe mbase ai do të kalonte në VV. A vetëm nëse ai do të kishte kaluar në VV do të kishe reaguar?! Albin, pavarësisht në cilën parti janë ish-ushtarët e UÇK-së sot; dje, sot dhe nesër, ne ish-luftëtarët, të gjithë ishim vetëm në një USHTRI– USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!”, ka shtuar ai.

    Ai ka thënë se edhe Edhe ushtarët që s’janë në VV janë UÇK!

    “Edhe shqiptarët që s’jemi në VV jemi shqiptarë”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!