Analisti kosovar Valon Syla ka aluduar se ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani kohëve të fundit është përafruar me Lëvizjen Vetëvendosje, parti kjo që dikur e quante “Kali të PDK-së”.
Syla madje ka thënë se letrën e fundit të Kurtit drejtuar Thaçit, ku i shkruante të mos bëjë vlerësime politike dhe presion përmes paragjykimit të procesit politik të formimit të qeverisë, me sa duket e ka shkruar vetë Enver Hasani.
Tutje Syla ka paralajmëruar se Enver Hasani mund të jetë anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.
“Enver Hasani duket se e ka shkruar letren e fundit te Albin Kurtit, te cilen ia ka derguar presidentit Thaçi.
Glauku më shumë kish nejt në shtëpi të Enver Hasanit këto ditë, se në zyrën e tij në Kuvend.
I ashtuquajturi “Baba”, për të cilin Lëvizja Vetëvendosje thoshte se ishte “Kali i PDK”-së, tash pritet të jetë anëtari më i ri i tyre”, ka shkruar Syla në llogarinë e tij në Facebook. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.