Njohësja e çështjeve politike, Luljeta Aliu, e njohur si mbështetëse e madhe e Vetëvendosjes, ka paralajmëruar trazira në Kosovë, nëse nuk shkohet në zgjedhje dhe formohet qeveria e re, pa Lëvizjen Vetëvendosje.
Në emisionin Pressing, Aliu ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e vendit dhe të shkohet në zgjedhje, dhe mos të tentohet të formohet një qeveri, e cila sipas saj, nuk do të ketë legjitimitet politik.“
Do të ketë trazira në Kosovë, nëse vendi nuk shkon në zgjedhje. Njerëzit herdokur kur do të kenë mundësi të dalin në rrugë, do të protestojnë. Nuk mund të vidhet pushteti në këtë mënyrë. Duhet të shkohet në zgjedhje dhe mos të tentohet të formohet një qeveri e cila nuk do të kishte legjitimitet”, ka thënë Aliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.