Edhe pesë puaj pas zgjedhjeve, Serbia mbetet pa qeveri dhe kjo ngase ‘modus operandi’ e sundimit të Aleksandër Vuçiç është ‘zvarritja’, shkroi gazetari serb, Nenad Kulaçin në një analizë të botuar në ‘Al Jazeera Balkans’, transmeton ‘Reporteri.net’.
Për se çfarë qeverie pritet të jetë në krye të shtetit serb, Kulaçin konstaton se asgjë më ndryshe se ajo ç’ka qenë.
Kryeministër i ri, kushdo që të jetë, do të jetë veçse një “pëmbushës i dëshirave të Vuçiçit”, shkruan ai.
Sa i përket emrave të ri që presidenti serb i shpalosi për krerë të ardhshëm të qeverisë serbe, Ana Bërnabiç – kryeministrja aktuale, si dhe Millosh Vuçeviç – nënkryetari i SNS-së, gazetari i serb i sheh në këtë trajektore dëshirë-përmbushjeje të Vuçiçit.
“Më e pasigurta është se çfarë do të bëhet me Aleksandër Vuilinin, ventrilokuistin e Vuçiçit për tema të vështira rajonale. Vulin tha se po bëhet presion tejet i madh në burrështetasin e vetëm të lirë në botë – Vuçiçin – që ai të mos jetë ministër”.
“Me këtë deklaratë, vetëdijshëm, ai e vendosi Vuçiçin në pozitë të palakmueshme, që nëse nuk e bën ministër, kjo do të nënkuptonte që Vuçiç i është nënshtruar presionit të jashtëm”, shkroi ai.
“Mbase, pikërisht për shkak të kësaj, Vuçiçin e dërgoi Vulilin në Moskë për të biseduar me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov”.
Siç janë gjërat tani, dhe duke pasur parasysh se Vladimir Orliç, një kundërshtar dhe pengues i dëshmuar i demokracisë dhe lirisë së fjalës, u zgjodh kryetar i Parlamentit serb, nuk ka gjasa që të ketë ndonjë ndryshim serioz në udhëzimet me të cilat qeveria e re do të punojë, konstaton Kulaçin.
Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjes, ka bërë të qartë se Kuvendi do ta zbatojë politikën e Aleksandër Vuçiçit, edhe pse sipas Kushtetutës është e kundërta.
“Në përkthim, kjo do të thotë – gjithçka është njësoj si më parë!”.
“Dhe sjellja e përfaqësuesve të partisë në pushtet gjatë seancës konstituive na tregon se asgjë nuk do të ndryshojë në periudhën e ardhshme”.
“Tashmë, pa dyshim, situata në parlament është dukshëm e ndryshme, duke qenë se ka një opozitë si ajo, përfaqësuesit e së cilës do të dinë dhe do të mund të përgjigjen. Në fund të fundit, këtë e treguan në fillim të mandatit të ri parlamentar”.
Për herë të parë që nga ardhja në pushtet, Vuçiç i vetëm nuk ka shumicën e nevojshme për të formuar një qeveri.
Kjo është arsyeja pse injorimi i vazhdueshëm i socialistëve është i habitshëm, shtjellon gazetari serb.
“Në ato ndeshjet e tij, Vuçiç patjetër do ta teprojë një herë veten. Kjo sigurisht nuk do të ndodhë këtë herë, sepse në parlament ka mjaft parti dhe deputetë që tradhtuan jo vetëm partinë dhe politikën e tyre, por edhe familjen e tyre vetëm me një gjest të tij”.
“Megjithatë, sundimi i tij do të përjetojë sërish një fiasko”.
“Vuçiq mund të besojë ende se bota nuk e ka lexuar dhe se ai mund të ‘marrë në pikëpyetje’ afatet ligjore dhe përsëritjen e zgjedhjeve në një vendvotim në Tërnovc të Madh”.
“Kushdo që duhet të dijë e di se në Serbi vetëm një person pyetet për gjithçka dhe se ai vendos për gjithçka. Pse qytetarët e Serbisë dolën në zgjedhje në radhë të parë, dhe pesë muaj pas votimit ata ende nuk kanë qeveri”.
“Apo ndoshta të gjitha shtetet e tjera dhe zyrtarët e tyre janë budallenj dhe formojnë një qeveri të re menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve, dhe vetëm Vuçiç e sheh një situatë më komplekse se të gjitha dhe ka arsye të justifikuara. Dhe ai ndoshta i bën të gjitha këto vetëm sepse mundet”, përfundoi ai.