Zëdhënësi i prokurorisë themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se për rastin e rrahjes në fshatin Raushiq të Pejës një person është ndalur nga ana e policisë si dhe një tjetër është lënduar, shkruan Reporteri.net
“Në një tubim partiak të mbajtur mbrëmë (05/05/2019) në qytetin e Pejës, si pasojë e një përleshje fizike, prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar për veprën penale ‘Lëndim i lehet trupor’.
Për veprimet e mëtutjeshme rreth kësaj çështje penale do informoheni me kohë”, ka deklaruar Nikqi për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.