×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti që mbështet Kosovën në bisedime distancohet nga deklarata e Besnik Bislimit: Tema e arkivave është kërkesë e Serbisë për të ndryshuar narrativën e luftës në Kosovë

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 18:31

    Eksperti që mbështet Kosovën në bisedime, Robert Muharremi është distancuar nga deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i cili dje tha se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UCK-në.


    Ai thë se distancohet nga ky qëndrim dhe se këto deklarata kanë dëmuar përpjekjet e delegacionit të mëparshëm që UÇK të mos përfshihet në asnjë mënyrë në diskursin rreth personave të zhdukur, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”

    “Si pjesëtar i grupit të eksperteve në mbështetje te delegacionit ne bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, personalisht dhe profesionalisht distancohem nga qëndrimi i delegacionit lidhur me arkivat dhe përfshirjen e UÇK ne diskursin për personat e zhdukur. Deklaratat e fundit kanë dëmtuar përpjekjet e delegacionit të mëparshëm që UÇK të mos përfshihet në asnjë mënyrë në diskursin rreth personave të zhdukur.”, ka shkruar ai në Facebook.

    Muharremi ka vlerësuar se hapja e arkivave te UÇK ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Serbisë për te ndryshuar narrativen e “fajtoreve” për personat e zhdukur dhe për ta barazuar UÇK me Serbinë.

    “Nuk është me rëndësi se si dhe në çfarë konteksti është bere deklarata, por efekti i saj, i cili tani ka përfshirë edhe UÇK si pjese te problemit. Kjo është e dëmshme dhe me pasoja për Kosovën, marrë parasysh edhe proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë kundër UÇK, dhe për këtë arsye distancohem nga ky proces”. ka shtuar Muharremi.

    Deklarata e Bislimit ka nxitur reagime të shumta dje dhe sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!