×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i kryesisë së AAK-së shfaqet në zyret e Vetëvendosjes

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 23:34

    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, është shfaqur në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në Istog.


    Ish deputeti dhe kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj është shfaqur krahë për krahë Florin Dreshajt, në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në Istog.

    Florin Dreshaj, i cili ishte kandidat për kryetar të Istogut në zgjedhjet komunale të vitit 2013, ka falenderuar Gani Dreshajn për mbështetjen e tij në prag të zgjedhjeve të tetorit, duke thënë se përkrahje e tij pas 17 tetorit do të përkthehet në përgjegjësi.

    “Lëvizjen tonë sot e vizitoi Zotri Gani Dreshaj, kënaqësi çdoherë te kemi vizita të tilla. Kurajon dhe nderin, që na japin z. Gani Dreshaj dhe shumë të tjerë me vizitat dhe mbështetjen e tyre, do ta kthejmë pas 17 tetorit në PËRGJEGJËSI” – shkroi ai në llogarinë personale në Facebook.

    Takimi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qendrën e LVV në Istog, teksa në fotografi shihet një shishe uji nga Sllovenia.

    Kujtojmë që Bekë Berisha është kandidat për të parin e Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Gani Dreshaj në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për Kryetar të Komunës së Istogut nga AAK, ku në raundin e balotazhit e ka humbur garën zgjedhore vetëm për dhjetëra vota. Ai po ashtu ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës nga ky subjekt politik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!