Kryetari i komunës së Vushtrrisë dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se do të votojë pro në kryesinë e LDK-së që Vjosa Osmani të zgjedhat presidente.
I pyetur se a do të votoj Lidhja Demokratike e Kosovës Vjosa Osmanin për presidente, Xhaferi tha se do të vendoset bashkërisht me kryesinë.
“LDK siç e keni parë në deklarimet e tona do te jetë një opozitë konstruktive,votimi për presidentin nuk është një çështje e thjeshtë me një përgjigje po ose jo”, tha Tahiri në Debat Plus.
Tahiri konfirmoj se në kryesi do të votoj pro Vjosa Osmanit për presidente.
“Nuk kam drejtë vote në Kuvend por në kryesinë e LDK pa dyshim vota ime do të jetë kontruktive për themelimin e institucioneve, vota ime do të jetë në harmoni me zërin e qytetarëve e Kosovës dhe padyshim që do të jetë pozitiv për t’u përzgjedhur Osmani presidente pasi thash që LDK-ja nuk do të bëj gabimet e kaluara. LDK nuk duhet të votë kundër Vjosa Osmanit për presidente”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.