Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së LDK-së është zyrtarizuar kandidatura e Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës si dhe shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e kryetarit të degës së partisë në Podujevë.
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfti Zharku ka pranuar se ka votuar kundër nominimit të Përparim Ramës dhe kundër largimit të Agim Veliut.
“Votova kundër për të dy. Kundër kandidimit të Ramës dhe largimit të Veliut”, u shpreh shkurtimisht për Indeksonline.
Zharku tutje tha se pakënaqësitë kundër tyre i ka shprehur gjatë mbledhjes se kryesisë.
Lutfti Zharku ditë më parë i kishte reaguar Përparim Ramës, pas deklaratës së këtij të fundit ku tha se është apartiak.
“Unë jam apartiak dhe nuk kam qenë kurrë politik, politika është sekondare, mirëpo menaxhimi është primar. Si arkitekt menaxhoj projekte gjatë gjithë kohës”, kishte thënë Rama në Rubikon.
Kurse, ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se ai është partiak dhe është LDK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.