Një zyrtar policor nga Obiliqi ka vdekur dje si pasë e koronavirusit.
Lajmin për vdekjen e Hysni Jerliut e kanë dhënë miqtë e të ndjerit, me anë të postimeve në rrjetin social Facebook, teksa kanë njoftuar se ai ishte i infektuar me coronavirus.
Për Jerliun u tha se luftoi me sëmundjen deri në momentet e fundit, ndërsa veprimtarinë e tij ia kushtoi atdheut si një njeri me karakter, moral e pastërti shpirtërore.
Ndër dedikimet e shumta që ia kushtuan Jerliut, personat që e njohën nga afër, është përmendur edhe mesazhi që i ndjeri ia kishte dërguar një miku të tij me fjalët “ruajuni se nuk ish lojë”, duke ua bërë me dije të tjerëve rrezikun që shkakton coronavirusi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.