Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama, ka deklaruar se posedon mbi 1.2 milionë euro të gatshme të ruajtura në banka.
Ai në deklarimin e pasurisë në Anti Korrupsion ka bërë të ditur se në Prishtinë ka para të gatshme të ruajtura në bankë 720 mijë e 252 euro, kurse 558 mijë e 289 euro në një bankë në Amerikë.
Rama ka deklaruar se posedon edhe një shtëpi e dy banesa dhe dy vetura, njërën në vlerë 48 mijë euro, kurse tjetrën në vlerë 7 mijë euro. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.