×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtarja e VV-së në KQZ: Pazari nuk kalon, Vetëvendosje hiç më pak se 32 deputetë

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 14:09

    Anëtarja e Vetëvendosjes në KQZ,  Nazlie Bala, ka komentuar  vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të anulohen votat e ardhura nga Serbia,  e që me këtë i bie se do të  ndryshojë edhe struktura parlamentare.


    Nisma-AKR-PD, nëse mbetet në fuqi vendimi për anulim të votave të ardhura nga Serbia dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk ndryshon numrin e votave të këtij koalicioni, atëherë këto parti do të marrin gjashtë ulëse në Kuvend.

    Nga 32 deputetë sa kishte VV-ja, pas rezultateve të para, me vendimin e ri, do të ketë 29.

    Bala ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë hiç me pak se 32 deputetë.

    “Pazari nuk kalon! Lëvizja 32 asnjë më pak”, ka shkruar shkurt ajo. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!