Në komunën e Prishtinës sot është hapur edhe një çerdhe e re e madhe.
Çerdhja “Cicërimat” ndodhet në lagjen Kalabria dhe ka kapcitet për 120 fëmijë, shkruan Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka treguar se BE ka financuar me 620 mijë euro hapjen e kësaj çerdheje.
Por, të parit të kryeqytetit i ka mbetur hatri me mediet vendore.
Kjo sepse asnjë edicion i lajmeve qëndrore në televizionet tona, nuk ka njoftuar për hapjen e këtij institucioni arsimor parashkollor.
Ai ka shtuar se çerdhja e re është me super standarde dhe e rëndësishme është që fëmijët të kenë një çerdhe të mirë.
Sipas tij, top lajm bëhet vetëm atëherë kur e shanë dikënd.
Ky është postimi i tij i plotë:
/Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.