×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Quni tregon nëse Hoti, Veliu e Selmanaj do të penalizohen pasi nuk morën pjesë në votim për presidenten

    Reporteri
    12 Prill 2021 | 23:54

    Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka folur për vendimin e ish-kryeministrit Avdullah Hoti, Agim Veliut dhe Driton Selmanajt për të mos marrë pjesë në votimin për presidentin e vendit. Të tre dolën kundër vendimit të LDK’së duke mos marrë pjesë në votim.


    “Kanë arsyet e veta. Kjo është çështje e brendshme e LDK’së”, tha Quni në emisionin “DPT te Fidani”.

    “Tani është një qasje më e pranueshme. Duhet me respektu integritetin e çdo deputeti. Nuk mendoj se duhet të penalizohen nga struktura e LDK’së”, thotë ai.

    “Çdo deputet duhet të mendoj se duhet të kërkoj sërish votën e votuesve. E vetmja njësi matëse për deputetët janë votuesit”, shton ai.

    “Për mua është e pranueshme edhe nëse ka një divergjencë brenda një grupi parlamentar. E shoh si të arsyeshme dhe normale”, tha Quni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!