×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Diplomati francez

    Anulohet vizita e Kouchnerit në Kosovë

    Reporteri
    10 Qershor 2024 | 21:24

    Vizita e ish-përfaqësuesit të lartë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner në Kosovë është anuluar.

    “Ju njoftojmë se vizita e Dr. Bernard Kouchner në Kosovë, dhe të gjitha ngjarjet e planifikuara për datën 11 qershor 2024 janë anuluar. Vizita është anuluar për shkak të çështjeve logjistike të ndërlidhura me Dr. Kouchner. Posa të ricaktohet data e vizitës do t’ju informojmë në kohë. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhej në njoftimin e zyrës për komunikim në Komunën e Prishtinës.

    Kouchneri pritej ta vizitonte Kosovën të martën dhe të mërkurën.

    Ambasada e Francës kishte njoftuar se Kouchner do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

    Atij do t’i dorëzohej “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa do të zbulohet edhe një pllakë e një rruge të emërtuar me emrin e tij në “Rrugën B”.

    Më 12 qershor Kouchneri pritej t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne.

    Kouchner ishte Përfaqësues i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2001 dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Francës, do të vizitojë Kosovën më 11 dhe 12 qershor 2024.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!