Pas dorëzimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje publike institucioneve të shtetit të mobilizohen në mbështetje të këtij procesi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Meta kërkoi që kjo mundësi historike të kthehet në sukses për Kosovën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses. Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë”, ka shkruar Meta.
Ai shtoi se Kosova i përmbush të gjitha parimet që një shtet duhet t’i ketë për t’u anëtarësuar në KE.
“Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.”
Kujtojmë se dje, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar aplikimin zyrtrar për anëtarësim nga Strasburgu i Francës derisa një datë e saktë se kur do të votohet ky propozim nuk është dhënë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.