×
  • Lajme
  • Lajme

    Ara me grurë dhe pyje përfshihen nga flakët në Lubizhdë të Malishevës

    Reporteri
    06 Korrik 2025 | 23:13

    Një zjarr i madh ka përfshirë sot ara me grurë dhe sipërfaqe pyjore në fshatin Lubizhdë të Malishevës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

    Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha që përhapen me shpejtësi në tokat bujqësore dhe pyje.

    Sipas një qytetari që ka raportuar rastin, zjarri ka vazhduar përkundër përpjekjeve të njësive të zjarrfikësve për ta vënë nën kontroll.

    “Zjarrfikësit kanë reaguar, por zjarri nuk po ndalet,” ka thënë ai.

    Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë informacion zyrtar lidhur me dëmet apo rrezikun për banorët e zonës.

    Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek banorët lokalë, sidomos për faktin se zjarri ka përfshirë ara me grurë në kulmin e sezonit të korrjes. /Kallxo.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!