×
  • Lajme
  • Lajme

    Arbër Grabovci merr drejtimin e AAK-së në Pejë

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 10:24

    Arbër Grabovci është zgjedhur që të jetë kryetar i degës së së AAK-së në Pejë.


    Këtë e ka bërë të ditur vetë Grabovci përmes një njoftimi në rrjetin social, ku tregoi se ai mori mbështetjen nga Këshilli Drejtues i degës së AAK-së në Pejë të jetë kryetar i Degës.

    “Falënderoj kolegët dhe bashkëpunëtorët për besimin e dhënë. Kjo përzgjedhje më motivon edhe më shumë për punë në sfidën e radhës, për zgjedhje lokale. Ftojë të gjithë anëtarët e AAK-së në bashkëpunim dhe punë të palodhshme drejt realizimit të synimeve të përbashkëta-Ndryshimin për Pejën”, ka shkruar Grabovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!