×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Ahmeti: Armend Muja u takua me AAK-në për të hyrë në listë

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 10:01

    Drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti ka kritikuar Armend Mujën për një deklaratë të mbrëmshme.


    Ahmeti ka thënë se është dëshmitar se Muja ka biseduar me koalicionin AAK-PSD për të hyrë në listën e tyre gjatë shtatorit të vitit të 2019, shkruan Reporteri.net.

    “Një koleg për të cilin kemi investu të gjithë ngapak për me u ndërtu si profil publik, dikush ma shumë e dikush ma pak me pa tu ra në këtë nivel është dëshpëruese. Kjo kallxon që ky nuk ka shku aty me ba ndryshime, por me sforcu edhe më shumë gjuhën populliste. Nuk mundesh me krahasu asnjë regjim në Kosovë me regjimin e Millosheviqit, kjo është çmenduri”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti në Kanal 10.

    Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Armend Muja, mbrëmë tha nuk ka biseduar me regjimin e vjetër dhe Dardan Molliqajn, për koalicionin AAK-PSD, në zgjedhjet e 2019-ës.

    Ndërkohë, ka reaguar edhe Muja përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se një takim i tillë nuk ka ndodhur, por se Ahmeti, zakonisht e ka cytur atë, që të ndryshoj kursi mendimi.

    Sipas Mujës, Ahmeti ka një trishtim të pazakonshëm ndaj ndryshimit dhe raport të çuditshëm me kastat e vjetra politike.

    “Z. Ahmeti dhe jo vetëm, ka bërë shumë përpjekje, ndrydhje e cytje për të më bindur të ndryshoj kursi mendimi. Ai ka një trishtim të pazakonshëm ndaj ndryshimit dhe raport të quditshëm me kastat e vjetra politike. Kjo ishte edhe arsyeja që i ndamë rrugët në Debat Plus”, ka shkruar Muja. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!