×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi: Mimoza Kusari-Lila ushtroi shantazh ndaj Hotit, Veliut dhe Selmanajt

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 17:13

    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka drejtuar akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, se ka shantazhuar deptutetët e partisë së tij.


    Shefi i GP-së së LDK-së Arben Gashi, ka thënë se shefja e GP-së së LVV-së Mimoza Kusari-Lila, ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj deputetëve të LDK-së, sidomos ndaj Agim Veliut, Avdullah Hotit dhe Driton Selmanajt.

    Ai ka thënë se nëse nuk ndalet presioni dhe shantazhi VV do të marrë përgjigje tjetër nga LDK-ja.

    “Të ndalin në mënyrë të mënjehershme çdo presion dhe shantazh ndaj deputetëve të Lidhjes Demokratike, sidomos ndaj Agim Veliut, Avdullah Hotit dhe Driton Selmanajt…Jemi një vend demokratik dhe bindjet ushtrohen në mënyrë të lirë demokratike…Askush nuk guxon të ushtroj presion e shtantazh për bindjet e deputetëve”, tha Gashi.

    “Ajo që ka bërë mbrëmë zonja Kusari duke shantazhuar dhe duke kërcënuar publikisht deputetët e LDK-së se ata janë fajtorë, është e papranueshme nëse vazhdojnë presionin do të marrin përgjigje tjetër”, shtoi ai.

    Ai tha se ka pasur telefonata, mesazhe, kërcënime të cilat, sipas tij janë të papranueshme.

    “Në këtë vend do të mbrohet fjala e lirë dhe bindja. Nuk guxon askush të shantazhojë deputetët e LDK-së, është e papranueshme”, shtoi ai.

    Teksa theksoi se treshja e LDK-së që s’e votoi mbrëmë Osmanin ka sërish qëndrim të njejtë.

    Ndryshe seanca e paralajmëruar për në orën 17:00 nuk ka nisur akoma, teksa Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është shprehur i bindur se sot i kanë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente.

    Abrashi ka thënë për T7 se kanë mjaftueshëm vota për ta përmbyllur me sukses këtë proces.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!