×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi: Sot partia e Kurtit dhe Lista Serbe votuan që t’i paguhen faturat e energjisë serbëve në veri

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 16:22

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, i kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore.


    Ndaj këtij vendimi të Kuvendit ka reaguar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

    Përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se partia e Albin Kurtit dhe Lista Serbe votuan së bashku që nga buxheti i shtetit të paguhen faturat për energjinë e shpenzuar nga serbët në veri.

    “Dikur çirreshin dhe mallkonin nga Kuvendi i Republikes dhe studiot televizive, qe te mos paguheshin faturat per energjine elektrike te shpenzuar nga Serbet ne veri. Sot, partia e Albin Kurtit se bashku me Listen Serbe votuan qe nga buxheti i shtetit te paguhen faturat e energjise se shpenzuar nga Serbet ne veri! Ku mbeten çirrjet, ku mbeten mallkimet, ku mbet konsistenca?! Foto qe flet vet!!!”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!