Arben Vishaj është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK.
Lajmin e kanë konfirmuar nga zyra për media në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
“Mund të ju konfirmojmë se Arben Vishaj është emëruar u.d i Klinikës Infektive”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin.
Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Izet Sadiku i cili mbajti këtë pozitë për rreth 3 muaj. Sadiku poashtu ishte emëruar ud. pas dorëheqjes së Lindita Ajazi-Berishes.
Sadiku kishte deklaruar ka deklaruar se ka tri javë që ka dorëzuar dorëheqjen në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Ai sqaroi se dorëheqja është për arsye personale dhe se në krye të Infektives kishte ardhur për shkak se gjendja me pandeminë ishte e rëndë dhe klinika ishte pa drejtor.
“Kam dhënë dorëheqje tash e tri javë për arsye personale. Unë e kam marrë klinikën në kohën kur ka pas shumë raste me COVID-19 për shkak se ka qenë pa drejtor, tash kam dhënë dorëheqje sepse ka qenë për një periudhë kalimtare”, tha Sadiku.
Ndryshe, Klinika Infektive tash e tri javë ishte pa drejtor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.