×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i Agon Musliut, Arben Vitia ftohet për intervistim nga Komisioni Hetimor për pandeminë

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 11:42

    Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë për COVID-19, ka ftuar për intervistim ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.


    Kështu u vendos sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë, COVID-19.

    Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë për COVID-19, Mimoza Kusari-Lila tha se më datë 22 dhe 23 shtator do të ftojnë në intervistë ish ministrin Arben Vitia, menaxherin e Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani, infektologun Izet Sadiku si dhe njërin prind të të ndjerit, Agon Musliu.

    Kryetarja e këtij Komisioni, Mimoza Kusari-Lila tha se më datë 22 shtator (e martë) do të intervistohen menaxheri i Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani, dhe njëri prind i Agon Musliut.

    Ndërsa, siç tha ajo të mërkurën do të intervistohen ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe infektologu Izet Sadiku.

    “Ftohen katër dëshmitarët për interviste në Komision. Më datë 22 shtator, Valdet Hashani dhe prindi i Agon Musliut dhe më datë 23 shtator Izet sadiku dhe Arben Vitia”, ka thënë Kusari-Lila.

    Ndryshe, anëtarët e këtij Komisioni janë duke kërkuar dokumentacione të vendimeve që janë marrë nga Ministria Shëndetësisë prej fillimit të paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!