Pasi Arben Vitia ka marrë detyrën e ministrit të Shëndetësisë, ka kthyer në punë ish-sekretarin e kësaj ministrie, Naim Bardiqin.
Vitia e ka shfuqizuar vendimin e Zemajt, ku ka emëruar si u.d të sekretarit Ardian Mehmetaj.
Naim Bardiqi, do të kthehet në pozitën që kishte gjatë kohës sa Vitia ishte Ministër i Shëndetësisë.
Arsyetimi i këtij vendimi thuhet se arsyeja pse është pezulluar Bardiqi ka qenë përfundimi i procedurës disiplinore të iniciuar ndaj tij, raporton Express.
Ndërsa thuhet se deri sot nuk është inicuar, nuk është zhvilluar dhe nuk ka përfunduar procedura disiplinore ndaj të suspenduarit, pra Bardiqit.
Sipas ministrit Zemaj, sekretari Bardiqi ishte përgjegjës për monitorim jo të duhur të proceseve të brendshme në Ministri duke e arsyetuar vendimin e tij se në MSH ka pasur monitorim të dobët të procesit të prokurimit, dështim në sigurimin e zbatimit të ligjit, proceseve të parregullta të avancimeve e gradimeve brenda këtij institucioni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.