Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka treguar nëse do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të muajit tetor.
Vitia, ka thënë se “sot për sot” është i fokusuar në punën e tij si ministër në dikasterin qeveritar të shëndetësisë.
“Sonte jemi në një situatë ku e gjithë Ministria e Shëndetësisë, pa përjashtim, jemi duke punuar vazhdimisht. Sot kemi pasur takime të shumta edhe me grupet e interesit, përfshirë këtu me hisedarët nga përfaqësimi i tyre, i shoqatës së gastronomëve, ku të gjithë së bashku – pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi – jemi të gjithë të bashkuar që kjo valë e re të përfundojë sa më mirë dhe sa më qetë”, ka thënë Vitia.
Duke komentuar masat anti-COVID, të propozuara sonte, Vitia ka thënë se do të kërkojë zbatimin e plotë të tyre nga autoritetet e tjera shtetërore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.