×
  • Lajme
  • Lajme

    Arbër Zaimi thotë se kur foli për kriminelë e kishte fjalën për Serbinë e jo për LDK-në

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 14:25

    Një status i publikuar para disa minutash nga zyrtari i VV-së Arbër Zaimi, ku fliste për përgjegjës për krime të shkaktuara apo lejuara në të shkuarën, është interpretuar nga mediat se i referohet LDK-së.


    Një interpretim të tillë e ka bërë edhe Reporteri.net, sikurse një pjesë e madhe e mediave.

    Pak minuta më pas ka reaguar vetë Zaimi i cili ka sqaruar se statusi s’ka të bëjë me LDK-në, por me Serbinë.

    Dhe Gazeta Online “Reporteri” sqaron se interpretimi është bërë pa ndonjë qellim të caktuar, por vetëm ka asocuar me zhvillimet e fundit mes VV-së dhe LDK-së, të cilat po vazhdojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje bashkëqeverisëse, përkundër se brenda dy subjekteve ka pakënaqësi dhe akuza për njëra tjetrën.

    Ndaj edhe Reporteri.net e boton të plotë reagimin e Zajimit, përkundër se ai, në mënyrë ironizuese, përmban dyshime për profesionalizimin e mediumit tonë:

    “Disa portale të respektuara e të paanshme dhe shumë profesionale, si “metro”, “insajderi”, “reporteri”, “periskopi” etj. e paskan botuar statusin tim paraprak, të cilin unë qartazi ia kushtoj Serbisë dhe marrëdhënieve të vështira apo të pamundura të shqiptarëve me të, vetëm një ditë pas përvjetorit të Reçakut. Por, për t’u habitur, e paskan intepretuar si “goditje” ndaj partnerit të mundshëm qeverisës, gjë që as është përmendur e as nënkuptohet aty. Siç duket, syri i tyre lexon çka ka në mendjen e tyre, jo atë çka shkruhet.
    Pse kështu, të dashur portale? Mos jeni duke dashur të targetoni sërish “delen e zezë” nga Shqipëria, dhe të kërkoni deportimin tim? Se një herë e keni bërë.
    Ju jeni të lirë të informoni, por jo të deformoni fjalët e askujt. Jeni të lirë të punoni kundër krijimit të qeverisë, por jo të keqpërdorni fjalët e të tjerëve. Unë s’jam as Edi Rama, që të padis “vëllezërit” nëpër gjykata për shpifje”.

    Ndërkohë statusi që lëshoi në lajthitje Reporterin dhe disa media tjera kishte qenë ky: “Nuk është e mundur të bashkëpunosh pozitivisht me dikë që nuk është penduar dhe nuk ndjen përgjegjësi për krimet që i ka shkaktuar apo lejuar në të shkuarën”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!