Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në hapje të seancës plenare ka folur për zhvillimet e Speciales, në veçanti për Rexhep Selimin i cili dje u paraqit para Gjykatës Speciale.
Nagavci e cila përmendi vetëm emrin e Selimit, por jo edhe Thaçit, Veselit e Krasniqit, ndërsa tha se dita e 5 nëntorit ishte e rëndë për vendin.
“Si Lëvizje jemi të bindur se UÇK-ja ishte dhe mbetet përpjekje e drejtë për çlirim. Lufta e saj ishte e pastër, UÇK do të mbetet emblema e lirisë së vendit. E rëndë ishte dita e 5 nëntorit, por lufta e drejtë për liri nuk do të njolloset dhe do të dëshmohet pastërtia e luftës nga z.Selimi dhe me shokë. Do të dëshmohet lufta e UÇK-së dhe do të faktohet se Serbia ka kryer krime në Kosovë”, tha Nagavci, shkruan Reporteri.net.
Ajo shtpi se padrejtësia e kësaj gjykate do të jetë e përkohshme.
“Dalshi faqebardhë edhe nga ky process”, tha ajo. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.