×
  • Lajme
  • Lajme

    Arbërie Nagavci: Edhe unë rezistoj

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 19:41

    Arbërie Nagavci e VV-së i është bashkuar thirrjeve të përkrahësve të partisë së saj, ‘Ne do të rezistojmë’.


    “Edhe unë rezistoj. Kundër së keqes; kundër pazareve me teritor; kundër përmbysjes së rendit kushtetues; kundër krimit; kundër korrupsionit; kundër vjedhjes së votës; kundër banditëve; kundër atyre që vjedhin shpresën….”, shkruan ajo në llogarinë e saj në Facebook.

    Nagavci tutje ka thënë se lista e arsyeve për të rezistuar është e gjatë, kurse e drejta jonë për rezistencë paqësore, e garantuar.

    “Ne kemi dinjitet, andaj dhe rezistojmë. E ne jemi shumë dhe shumë do të rezistojmë”, ka shkruar ajo.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës e ka ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit Shkëlzen Gashin këshilltarin politik të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për shkak të thirrjeve të tij për rezistencë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!