Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Zyra e Gjendjes Civile, nga sot, ka filluar të punojë me orar të zgjatur nga 0ra 08:00 deri në orën 17:00, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë që t’ju shërbehet qytetarëve sa më mirë
“Zyra e Gjendjes Civile në Kryeqytet, nga sot, e hënë, 08.07.2024, ka filluar të punojë me orar të zgjatur, nga ora 08:00 deri në 17:00. Ky vendim është marr me qëllim që të ju shërbehet qytetarëve sa më mirë, tani edhe kur kanë ardh mërgimtarët tanë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.