×
  • Lajme
  • Lajme

    Ardian Gjini: Janë shtruar 300 kilometra rrugë në Gjakovë, kanë mbetur veç edhe 30 të tjera

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 20:22

    Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, në REPORTERI/INTERVISTA ka treguar folur për gjendjen infrastrukturore në këtë qytet.


    Ai ka thënë se të gjitha rrugët thuajse janë të asfaltuara në qytet dhe fshtatra, dhe kanë mbetur edhe shumë pak kilometra për të përfunduar e gjithë infrastruktura rrugore.

    “Rrugë të shtruara janë 300 kilometra për 3 vjet e gjysmë, besoj se nuk mbetet shume, duhet me i punu edhe nja 30 kilometra”, ka thënë Gjini.

    Ai ka thënë se më shumë rrugë janë shtruara në zona rurale.

    “Më shumë në zona rurale, gjithsej janë 88 fshatra, 95% i kryejmë sivjet, shumë pak mbetet për vitin tjetër aty ku ka banorë”, ka treguar ai.

    Ai ka treguar më tej se 44 fshatra nga gjithsej 88 sa ka Gjakova, gjatë mandatit të tij i ka bërë me ujësellës.

    “Thuajse çdo ditë e vizitojë një vend, vitin e kaluar dhe 2019 i kemi kryer 44 fshatra me ujësjellës nga 88 fshatra, që është rekord. Një fshat nuk ka ujësjellës, fshati Gerrnicë, po punojmë që me bashkëfinancim me KRU Gjakova ta kryejmë. Në komunën e Gjakovës nuk ka fshat pa ujësjellës”, ka thënë Gjini.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!