×
  • Lajme
  • Lajme

    Ardian Kastrati reagon pas kritikave të shumta që mori: Postimi im s’ka qenë as për Vjosa Osmanin e as Adelina Graincën

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 23:02

    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar pas kritikave që mori lidhur me një status ku përmendte fjalët e veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, që përshkruante një grua në peshë.


    Kastrati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka dashur ta ofendojë as presidenten e sapozgjedhur Vjosa Osmanin, e as deputeten që kaloi nga PDK’ja në VV, Adelian Graincën.

    “As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. …siç paskan aluduar disa”, thuhet në postim.

    Postimi i plotë:

    Postimit qe kam bere ku e citoj Faik Konicen iu paska dhane drejtim i gabuar! Sa e qela fcb po e shoh qe me paskan gozhdu do analista e portale.

    Une as qe kam qene tu e pa seancen per zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru ate postim. As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. …siç paskan aluduar disa.

    Askush nuk duhet te ndihet i ofenduar sepse postimi ska pas adrese politike e aq me pak seksiste. Me ngadal mos beni turr! Per ceshtje politike kur dua te reagoj i permendi me emer e mbiemer, qysh i kam permend gjithe!

    Tani hapni syte ju qe paskeni marre turr dhe lexojeni shkrimin e Faik Konices me poshte, nga i cili kam nxjerre ate tekst fjale per fjale i cili ska te bej me politiken aktuale, por thjeshte eshte reference ne satiren e Konices.

    A ma gjen dikush ne postimin tim qe kam permend Vjosa Osmanin apo kedo tjeter ?

    Ja me poshte linku tekstit te Faik Konices:

    https://www.radiandradi.com/abdullahu-yne-cbehet-satire…/

    Naten e mire!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!