Kryetari i Bordit të Postës, Mentor Arifaj në konferencën e thirrur nga ministrja në detyrë Rozeta Hajdari, ka folur për shkarkimin e menaxhmentit të Postës.
Ai tha në bazë të të gjeturave, janë bërë edhe shkarkimet.
“Nëse në 2020 janë të planifikuar 2 milion euro humbje, atëherë nuk kuptoj pse menaxhmenti duhet të vazhdohet tutje.
Edhe vet auditori në të gjeturat, konstaton që menaxhmenti s’janë marrë me vendime të mjafuteshme në lidhje me mbrojtjen dhe çasjen në zonat e paluajtshme.
Të gjitha kontestet ligjore që ekzistojnë në prona, zgjidhen ose procesohen, e që pronar ka vazhdu me qenë vet Posta”, tha ai, transmeton Indeksonline.
Arifaj foli edhe për punësimet familjare, të cilat tha janë jo ligjore.
” Punësimet familjare të gjitha ku e ndalon ligji s’do të ketë. S’do të lejohet një gjë e tillë. Ndërsa sa i përket pagave ende s’është marr vendim. Por që do të shqyrtohen në bazë të pozitave, pastaj do të vendoset.
Në vendet e tjera në rajon, paga mesatare në kompanitë postare është më e vogël sesa mesatarja në atë vend, ndërsa në Kosovë paga mesatare në Ndërmarrjen Publike Posta e Kosovës është mbi 2 fish kësaj mesatareje.
Bordi në takimet e ardhshmë do të vendos edhe për paga”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.