Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka folur në lidhje me 2 milionë eurot që janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për Preshevën.
Arifi tha se ato para ende nuk janë transferuar.
“Kisha dashur ta di edhe unë se ku është problemi që ne në muajin e shtatë ende nuk i kemi të transferuara mjetet e parapara me buxhetin e Kosovës për Luginën e Preshevës.”
Tutje, ai tha se është i befasuar që ende nuk ka ndodhur transferimi i këtyre mjeteve.
“Ne kemi qenë shumë falenderues për ndihmën që Qeveria e Kosovës e ka paraparë për 2022 dhe që i ka ndarë mjetet nga buxheti i tyre, por ende nuk janë transferuar. Unë jam i befasuar nga kjo gjë”, u shpreh tutje ai në Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.