Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Komisionin Hetimor për tekstet shkolle ka bërë shkelje të rregullores së Kuvendit dhe Ligjit për hetim parlamentar gjatë gjithë kohës, përfshirë mbledhjet dhe vendimet e marra.
Deputeti i kësaj partie, Armend Muja, ka thënë se edhe drafto-raporti që Komisioni e ka dërguar në Kryesi të Kuvendit është jo ligjor, madje sipas tij ai në pjesën dërmuese është hartuar në zyrat e PDK-së.
“Në mbledhjen e fundit, pa e konstatuar kuorumin dhe pa pasur numra për vendimmarrje e propozuan një draft-raport të cilin shpejt e shpejt e kishin hartuar në zyrat e PDK-së për t’ia paraqitur kryesisë së Kuvendit. Komisioni nuk hartuar dhe miratuar asnjë raport. Raportin të cilin a ta e qarkulluan ose draft-raportin qysh i referohen është, të cilën çuditërish ju referuan ekspertëve që s’kanë qenë në mbledhje, në masën e tij dërrmuese ka qenë i hartuar në zyrat e PDK-së”, ka thënë Muja sot në një konferencë për media.
Muja ka thënë se komisioni i kryesuar nga Shemsedin Dreshaj ka bërë shkeljeje të Ligjit për hetim paralajmëtarë, nenit 14 përfshirë fazat e hetimit dhe nenit 37 sa i për ketë vendimmarrjes në Komision.
“dreshaj dhe anëtarët e tjerë në vazhdimësi në muajin e fundit kanë shkelur rregulloren e Kuvendit dhe Ligjin për hetim parlamentar, duke mbajt mbledhje, marrë vendime, thërret njerëz për intervistim jashtë koncensuesit të vendimmarrjes”, ka thënë Muja.
aI ka thënë se janë shkelur edhe fazat e hetimit.