×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Muja nuk e duron kritikën, ua bën bllok në Facebook Fidan Ramës e disa gazetarëve

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 15:29

    Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, pas hyrjes në politikë nuk po mund t’i durojë kritikat e ish-kolegëve me të cilët dikur ndante të njëjtën studio televizive si analist politik.


    Është gazetari dhe opinionisti, Fidan Rama, ai i cili ka bërë të ditur se Muja tashmë e ka fshirë dhe i ka bërë ‘block’ në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Rama ka ironizuar me këtë fakt, duke thënë se është ditë e rëndë në raportin personal.

    Tutje ai ka thënë se pasi që Muja të bëhet ministër, do i flasin disa detaje tjera për të, të cilat duhet t’i dijë opinioni publik.

    Përveç Ramës, Muja thuhet se ka bllokuar dhe ka fshirë nga lista e tij e miqve në Facebook edhe gazetarë të tjerë të cilët kanë qenë kritik ndaj tij.

    Këtë e bënë të ditur vetë gazetarët në postimin e Ramës.

    Armend Muja është një nga disa analistët politikë që në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit ka aderuar në parti politike.

    Ky është postimi i plotë i Ramës:

    Ditë me diell por e rëndë në raport personal.

    Armend Muja ma paska bo block delete.

    Mirë shumë, pasi të bohet ministër i flasim edhe do detaje tjera per to e opinioni duhet me i dit, shpresoj qe të paktën të ma mundsoj me nejt në Kosovë

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!